Telegrafi

Aston Villa në gjysmëfinale të FA Cup

Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me anë të Shane Long (27’ dhe 42’) dhe me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë, Aston Villa u kthye në lojë për të shënuar katër herë, me anë të Ashley Young (47’) dhe John Carew, i cili realizoi het-trik (51’, 57’ dhe 90’+2). /Telegrafi/