Aston Villa ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Club Brugge 3-0 dhe ka kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra angleze kishte fituar ndeshjen e parë në Belgjikë me rezultat 1-3 dhe në të dytën ishte më e qetë.
Por gjërat u bënë edhe më të lehta kur në minutën e 17-të mbrojtësi i mysafirëve Sabbe u përjashtua me karton të kuq.
Gjithsesi 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën baras 0-0.
Pjesa e dytë nisi fuqishëm për vendasit që kaluan në epërsi në minutën e 50-të me anë të Marcos Asesnsios që shënoi pas asistimit të Leon Baileyt.
Vetëm shtatë minuta më vonë Aston Villa ngriti epërsinë në 2-0 pas golit të shënuar nga Ian Maatsen.
Ndërkohë në minutën e 61-të erdhi goli i tretë për vendasit me Asension sërish autor të golit, ku kësaj radhe u asistua nga Marcus Rashford.
Në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Aston Villa do të takohet me kampionin në fuqi të Francës, Paris Saint Germain. /Telegrafi/