Telegrafi

Aston Villa – Man Utd, formacionet zyrtare

Aston Villa dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 35-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mysafir të Aston Villës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Villa Park’ me fillim nga ora 15:05.

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer është në një formë të lartë ndeshjeve të fundit dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky takim.

Në anën tjetër, edhe vendasit kanë ngritje të formës në ndeshjet e fundit dhe do të synojnë një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Evropës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Targett, Douglas Luiz, McGinn, Traore, Barkley, El Ghazi, Watkins

Man Utd: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; Greenwood, Bruno Fernandes, Pogba; Rashford; 

/Telegrafi/