Telegrafi

Aston Villa kompleton transferimin e Downing

Përfaqësuesi 24-vjeçar i kombëtares angleze ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e tij të ri, një ditë pasi dy klubet arritën marrëveshje.

“Villa ka kompletuar nënshkrimin me lojtarin e kombëtares angleze Stewart Downing. Marrëveshja katërvjeçare është finalizuar pasi anësori i majtë është pajtuar për kushtet dhe ka kaluar testet mjekësore”, thuhet në deklaratën e Aston Villas.

“Downing është nënshkrimi i parë i Martin O’Neill për këtë verë dhe i jep kualitet ekipi kuq e blu”, shtohet më tej në deklaratë.