Telegrafi

Aston Villa kërkon Eduardon

Daily Mail shkruan se Aston Villa vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin brazilian me nënshtetësi kroate.

Eduardo, 27-vjeçar, nuk po arrin rikthehet në formën më të mirë pas lëndimit të pësuar dy sezone më parë, dhe Arsene Wenger ia ka bërë të qartë se në sezonin e ri ai nuk do të jetë zgjidhja e parë. Kalimi në Aston Villa do të mund t’i përshtatej lojtarit, pasi atje do të kishte më shumë hapësirë për lojë. /Telegrafi/