Telegrafi

Aston Villa i bashkohet garës për Upson

Menaxheri i Aston Villas, Martin O’Neill, dëshiron të nënshkruajë me edhe dy mbrojtës në disa javët e mbetura të afatit kalimtar.

Dhe, siç shkruajnë mediat angleze, Villa ka përqendruar vëmendjen në Matthew Upson, duke iu bashkuar kështu listës së ekipeve që kërkojnë mbrojtësin e kombëtares angleze, ku janë edhe Arsenal dhe Manchester City.