Telegrafi

Aston Villa e sheh Rashicën si zëvendësim për kapitenin Grealish që pritet të largohet

Werder Bremen nuk po kalon formë të mirë këtë sezon, ndërsa zërat për largimin e Milot Rashicës në verë vetëm shtohen.

Në ditët e kaluara u raportua për një interesim të Liverpoolit, por ka një klub  nga Liga Premier që ka bërë hapa konkretë, Aston Villa.

Klubi nga Birninghami pritet të humbasë yllin e saj Jack Grealish në verë dhe kërkon ta zëvendësojë me Milot Rashicën.

Gjithsesi për ta marr Rashicës, Aston Villa duhet të mposhtë konkurrencën e Liverpoolit, por edhe të Borussia Dortmundit.

Këto dy klubeve që kanë shfaqur shumë interes për të në të shkuarën.

Werder Bremen e vlerëson kartonin e futbollistit kosovar rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/