Werder Bremen nuk po kalon formë të mirë këtë sezon, ndërsa zërat për largimin e Milot Rashicës në verë vetëm shtohen.
Në ditët e kaluara u raportua për një interesim të Liverpoolit, por ka një klub nga Liga Premier që ka bërë hapa konkretë, Aston Villa.
Klubi nga Birninghami pritet të humbasë yllin e saj Jack Grealish në verë dhe kërkon ta zëvendësojë me Milot Rashicën.
Gjithsesi për ta marr Rashicës, Aston Villa duhet të mposhtë konkurrencën e Liverpoolit, por edhe të Borussia Dortmundit.
Këto dy klubeve që kanë shfaqur shumë interes për të në të shkuarën.
Werder Bremen e vlerëson kartonin e futbollistit kosovar rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/