Manchester Unitedi ishte duke fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Aston Villa, por vendasit shënuan dy gola në fund të ndeshjes për të barazuar 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Ligën Premier.
Ekipi i Ralf Rangnick ishte afër të rikthehet te fitorja, por në fund lëshuan terren dhe u desh te kënaqen me një pikë ndaj ekipit të Steven Gerrard.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jacob Ramsey (77’) dhe Philippe Coutinho (82’) për vendasit, ndërsa për mysafirët u shënuan nga Bruno Fernandes (6’, 67’).
Lojtarët më të vlerësuar në këtë ndeshje ishin Fernandes dhe Ramsey, të cilët u vlerësuan me notë me 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin vendas, Morgan Sanson që u notua me 6.1.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/