Shfaqet në një aksion në pistë, për herë të parë
Më në fund ka lëvizur nga skenat e panairit, për në pistë, aty për ku është destinuar Aston Martin Valkyrie, që ka 1,116 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.
Hiper-makina që ka dukje dhe tingull mbresëlënës, u shfaq në Silverstone Circuit, vetëm pak kohë para British Grand Prix. Derisa në timonin e Valkyrie ishte Chris Goodwin, vozitjn që bëri ai e shikuan nga afër inxhinierët e Aston Martin dhe Red Bull Advanced Technologies.
“Kemi shumë për të bërë, në zhvillimin përfundimtar të makinës, megjithatë ishte kënaqësi të provohej procesi i testimit fizik dhe të kuptuarit e kapaciteteve që i kemi arritur për disa vite” ka thënë Goodwin.
Me Valkyrie që do të paraqitet edhe në La Mans, Aston Martin po dëshiron të tregojë se mund të krijojë një hiper-makinë që është legale edhe për rrugë normale dhe me kualitet shumë të mirë. /Telegrafi/