Të gjithë janë ngrirë në vend, në pozitën ku duhet të qëndrojnë para se garuesi që vozitë Aston Martin të hyjë në garë.
Kështu e ka filluar kompania britanike këtë sfidë, që së fundmi i ka postuar rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Megjithëse kemi parë shumë prova të dështuara, ka edhe ‘manekinë’ që kanë dalë me sukses dhe po pëlqehen shumë.
Në fakt, Aston Martin është i pari prodhues automobilistik që po e bën këtë lojë dhe të gjithë janë pajtuar se e ka kryer me sukses.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni tërë stafin e kompanisë që ka zënë pozitën e duhur dhe qëndron pa lëvizur derisa bëhet simulimi i fillimit të garës. /Telegrafi/
https://youtu.be/AcFez0v27fg