Rapide largoi motorin me V12 të 600 kuaj fuqive, për t’i lënë vend energjisë nga bateria
Pas shumë përpjekjeve, Aston Martin e ka prezantuar makinën e parë tërësisht elektrike, në Shanghai Auto Show, transmeton Telegrafi.
Koncepti që e kemi parë më 2015, është finalizuar si një Rapide E me katër dyer, i gatshëm për prodhimi. Lansimi i tij nuk do të zgjatë shumë, pasi thuhet se do të arrijë para fundit të kësaj dekade.
Brenda kapakut, më nuk e ka motorin me 6.0 litra V12 që prodhonte 600 kuaj fuqi, por baterinë me litium me kapacitet prej 65-kWh.
Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin në katër sekonda, deri mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 250 kilometrave në orë.
Me autonomi prej 321 kilometrave, Aston Martin Rapide E rimbushet shpejt me mbushësin prej 800 voltësh, brenda vetëm tri orëve. /Telegrafi/
https://youtu.be/BGY5lciXsfQ