Site icon Telegrafi

Aston Martin ndërton motorë dhe sisteme transmisioni të reja për veturën DB5 dhe modele të tjera klasike

Aston Martin po e bënë më të lehtë për t’i mbajtur në rrugë veturat klasike si DB4, DB5, DB6 dhe disa modele me motor V8 nga vitet 1960 dhe 1970. Kompania është duke rifutur pjesë mekanike vitale si blloqet e motorit, kokat e cilindrave dhe kutitë e marsheve.

Të gjitha pjesët e reja përputhen me specifikimet origjinale të prodhuesit. Ato gjithashtu vijnë me dokumentacion për të mbështetur origjinën e pjesëve të këmbimit.

Programi i Aston Martin për mbajtjen e veturave në rrugë është pjesërisht përgjegjës për ri-futjen e këtyre pjesëve. Kompanisë iu desh të krijonte mjete të reja për të bërë komponentët për automjete si DB5 Goldfinger dhe DB4 GT Zagato, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Duke e bërë këtë, ekziston një mundësi për të fituar para për t’i shitur pjesët pronarëve ekzistues të makinave origjinale.

Kompania ka punuar me ZF për krijimin e një kutie ingranazhi që përputhet me specifikimet origjinale. Është hera e parë që shembuj të rinj të kësaj pjese janë në dispozicion që nga fillimi i viteve 1970, sipas njoftimit të Aston Martin.

Këto vetura origjinale janë mjaft të vlefshme sot. Për shembull, shtëpia e ankandeve duPont Registry aktualisht ka një listim me me një Aston Martin DB6 të vitit 1966 me një çmim të kërkuar prej 898,780 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version