Telegrafi

Aston Martin ndërton kompleks banesor, banesat kushtojnë deri në 30 milionë euro (Foto)

Prodhuesi britanik Aston Martin, do të nis ndërtimin e një kompleksi banesor në Floridë të Shteteve të Bashkuara.

Gjithçka do të ngjajë me pamjen që kanë makinat e kompanisë, ndërsa do të përdoret në shumë pjesë i njëjti metal me fibra karboni, transmeton Telegrafi.

Banesat do të kushtojnë prej gjysmë milioni deri në shtatë milionë, kurse rezidencat në katet e larta nga 11-30 milionë euro.

Mirëpo, të gjithë banorët e 66 hapësirave të banimit, kanë qasje në pishinën që ndodhet në lartësi, ashensorët shumë të shpejtë, si dhe portin për ankorimin e jahteve.

Ndërtesa që shumë luksoze dhe moderne, pritet të përfundojë më 2021. /Telegrafi/