Telegrafi

Aston Martin feston 50 vjetorin e Concorde me një edicion special

Vetëm dhjetë njësi të kësaj makine, do të lansohet për nderë të këtij shënimi

Javën e kaluar, Aston Martin e prezantoi modelin e ri nga Wing Series, për të treguar lidhjen që ka me industrinë e aviacionit, transmeton Telegrafi.

Në të kaluarën, ky prodhues britanik, ka lansuar disa edicione speciale si Vanquish S Red Arrow Edition, V8 Vantage S Blades Edition dhe V12 Vantage S Spitfire 80.

Për të festuar 50 vjetorin e Concorde, aeroplanit luksoz të lansuar më 1969, si dhe një shekull të British Airëays, që është një nga operatorët e Concorde.

I bazuar në Aston Martin DBS Superlaggera, Concorde Edition do t’i ketë vetëm dhjetë njësi, ndërsa ndërtimi është frymëzuar shumë nga fluturaket. Dizajni i kësaj makine, është kontrolluar dhe i është dhënë leja, nga ekspertët e Aerospace Bristol.

Brenda këtij Aston Martin DBS Superlaggera është motori me 5.2 litra që prodhon 725 kuaj fuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.4 sekonda.

Shpejtësia maksimale e kësaj makine është 340 kilometra në orë, ndërsa pritet të kushtojë nga 277 mijë euro. /Telegrafi/