Site icon Telegrafi

Aston Martin fajëson rënien e kërkesave për vonesën e elektrizimit të linjës

Vetura e parë elektrike (EV) nga marka luksoze Aston Martin është vonuar për të paktën një vit, pasi industria automobilistike po vazhdon të përballet me ulje të kërkesave për automjete me bateri.

Tashmë bëhet e ditur se debutimi i modelit të parë EV nga Aston Martin do të ndodhë në vitin 2026, edhe pse fillimisht pritej të ndodhte në vitin 2025.

Marka britanike po përballet me rënie të kërkesës për automjete elektrike, andaj një pjesë të energjisë së saj do ta drejtojë në zhvillimin e modeleve hibride plug-in, për të cilat thuhet se ka më shumë kërkesa, përcjell Telegrafi.

Ende mbetet e paqartë nëse Aston Martin EV i parë do të jetë veturë sportive apo model më praktik, megjithëse dihet se do të përmbajë një motor elektrik të përparmë dhe një motor të pasmë.

Ndryshe, modeli PHEV Valhalla do të hyjë në prodhim këtë vit i fuqizuar nga një motor V8 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë. Ndërsa motori me benzinë do të prodhojë 588 kW, tre motorë të tjerë elektrik pritet ta rrisin fuqinë e tij në 744 kW.

Marka britanike ka për synim që të elektrizohet e tëra deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Exit mobile version