Gjatë një ankandi që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit gusht, do të vihet në shitje një Aston Martin i rrallë, që është një nga vetëm pesë veturat nga modeli DBR1.
Vetura e prodhuar më 1956, është shumë e rrallë dhe pritet të shitet për 17 milionë euro, ngase kërkesat për të janë shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.
Po që se e arrin këtë shumë, bëhet makina britanike që është shitur për më së shtrenjti ndonjëherë, duke ia kaluar Jaguar D-Type të vitit 1955, që është shitur vitin e kaluar për më pas se 17 milionë.
Pos që është shumë i shpejtë dhe i mbajtur mirë, makina krahasohet me Ferrari 250 GTO, që me 35 milionë euro është bërë vetura më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë. /Telegrafi/