Site icon Telegrafi

Aston Martin DB11 S, kapet gjatë testimit në pistë (Video)

Në Nurburgring të Gjermanisë, është kapur teksa testohej makina më e re nga Aston Martin.

Modeli DB11 S që lansohet gjatë vitit që vjen, është parë teksa shpejtonte nëpër pistë, megjithëse nuk i shiheshin mirë format shkaku i shtresës për kamuflazh, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk vërehet mirë pamja, dihet se kjo veturë me 5.2-litra do t’i ketë 600 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9-sekonda.

Struktura e lehtë dhe mundësitë e mëdha aerodinamike, i mundojnë që me mjaft lehtësi të arrijë shpejtësinë maksimale prej 321 kilometrave në orë.

Ata që duan ta kenë në pronësi një Aston Martin të tillë, duhet të kenë së paku 226 mijë dollarë, shumë kjo që paraqet vetëm çmimin fillestar. /Telegrafi/

Exit mobile version