Telegrafi

Aston Martin DB11 apo Porsche 911 Turbo S, shikoni cila është më e mirë (Video)

Makina britanike e përformancës së lartë, është krahasuar me një supermakinë gjermane, duke dhënë rezultate interesante.

Modeli DB11 dhe 911 Turbo S, janë bërë bashkë në një video ku tregohet për fuqinë lëvizëse, pamjen dhe luksin e lartë që e ofrojnë, transmeton Telegrafi.

Me 5.2-litra V12 dhe 600 kuajfuqi, ky Aston Martin e arrin shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, për katër sekonda. Pa krahasuar linjat e buta të pjesës së jashtme, që i shtojnë shumë aerodinamikën.

Në anën tjetër, Porche e arrin për 2.9-sekonda shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h, pasi nën kapak ka motorin 3.8-litra me 580 kuajfuqi.

Sidoqoftë, përzgjedhja e veturave është pjesë e shijes dhe jo vetëm sa i përket shpejtësisë së lëvizjes dhe përparësive tjera. /Telegrafi/