Kohë më parë është bërë e ditur pamja e bukur që do ta ketë modeli DB11, me linjat e përsosura dhe dizajnin shumë modern.
Por, të gjitha këto janë në funksion të aerodinamikës, duke i dhënë këtij Aston Martini një lehtësi shumë të madhe, transmeton Telegrafi.
Grilli gjigant ka mundësi të merr sasi të mëdha të ajrit, të cilat i dërgon dhe i nxjerr nga pjesa e pasme.
I tërë konstrukti i veturës, që është punuar me fibra alumini, është i punuar në atë mënyrë që të prejë ajrin në mënyrë të përkryer.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si funksionon ky sistem i aerodinamikës në këtë automobil luksoz dhe sportiv. /Telegrafi/