Një Aston Martin Bulldog i restauruar në Bridgnorth ka fituar një çmim prestigjioz në një ngjarje të makinave klasike dhe të vjetra në Itali.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo makinë, e restauruar në Mbretërinë e Bashkuar nga Classic Motor Cars (CMC), është bërë makina më e re që ka fituar ndonjëherë çmimin prestigjioz Coppa d’Oro në Concorso D’Eleganza në Ville D’Este në bregun e liqenit Como, Itali.
Trofeu është një nga dy çmimet kryesore dhe votohet nga pjesëmarrësit e tjerë në konkurs.
Siç bëhet e ditur, në restaurimin e saj janë shpenzuar më shumë se 6,000 orë, e cila, kur u zbulua nga Aston Martin në vitin 1980, u bë shpejt legjenda për fansat e makinave në mbarë botën.
Në vitin 1981, Aston Martin u gjend në kohë të vështira dhe u detyrua t’ia shiste makinën një blerësi në Lindjen e Mesme dhe makina “u zhduk”.
Por dy vjet më parë, ajo u gjet dhe u ble nga koleksionisti i makinave Philip Sarofim. /Telegrafi/