Telegrafi

Astma, gati askush nuk e eviton

Ky është përfundimi i dalë nga “Environmental Protection Agency” (EPA) në SHBA. Në kuadrin e një studimi në nivel kombëtar mbi ndërgjegjësimin e përgjegjshmërisë së faktorëve ambientalë në simptomat astmatike, EPA ka zbuluar se më pak se 30 për qind e pacientëve astmatikë kërkojnë të shmangin ekspozimin ndaj faktorëve alergjikë.

Ekspozimi ndaj tymit të duhanit, pluhurave dhe ozonit, mund të shkaktojë kriza astme ose një nga faktorët që ndikon në shfaqjen e sëmundjes te fëmijët.

“Sa më shumë arrijmë të shmangim dhe kontrollojmë faktorët që përkeqësojnë simptomat astmatike, aq më tepër do të parandalojmë këtë patologji. Ja përse EPA përpiqet të kontribuojë në inkurajimin e pacientëve astmatikë për të bashkëpunuar me mjekët, për të identifikuar me saktësi faktorët alergjik dhe të mësojnë të ndjekin rekomandimet e tyre për të parandaluar problemin", shpjegon Steve Johnson, drejtor i EPA. /Telegrafi/