Telegrafi

Asteroidi i vogël ndriçon qiellin mbi Gjermani, pamjet e “topit të zjarrtë” shpërndahen në rrjetet sociale

Asteroidi është zbuluar pikërisht në vitin kur ndërroi jetë Freddie Mercury.

Një asteroid i vogël i quajtur Sar2736 gjatë natës së kaluar është përplasur në Tokë duke ndriçuar qiellin mbi Gjermani, kurse në rrjetet sociale janë shpërndarë video e “topit të zjarrtë” në qiell mbi Gjermani.

Vetëm 90 minuta para goditjes në qiellin e Evropës gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, NASA ka paralajmëruar që një asteroid i vogël do të godet Tokën.

Asteroidi goditi rajonin në perëndim të Berlinit. Asteroidi kishte madhësi prej një metri dhe nuk paraqiste ndonjë rrezik për njerëzit në Tokë, transmeton Telegrafi.

Krisztian Sarneczky ka arritur ta filmojë asteroidin para se të godiste tokën.

Ky “gjuetar” asteroidësh është i njohur për zbulime të tilla, përfshirë edhe atë mbi Francë në vitin 2023 dhe mbi Arktik në vitin 2022. /Telegrafi/