Site icon Telegrafi

Asteroidi sa një aeroplan bartëse do të kaloj pranë tokës

I quajtur 2005 YU55, asteroidi i pasur me karbon që ka diametrin prej rreth 400 metra do të fluturoj fare pranë Tokës në largësinë prej 323,200 kilometra, që është afërsi më e madhe se sa ajo në të cilën ndodhet Hëna nga planeti ynë, shkruan AHN.

Ajo që është e veçantë tek parakalimi i këtij asteroidi është se ky është kalimi më i afërm i ndonjë asteroidi të kësaj madhësie gjatë 30 viteve të fundit. Asteroidi i radhës me këtë madhësi do të kaloj afër tokës vetëm në vitin 2028.

Nëse, për shembull, një asteroid i këtillë do të binte në Tokë, në ndonjërin nga oqeanet, do të shkaktonte tërmet me forcë prej 7 shkallë të Rihterit dhe tsunami me valë me lartësi prej 20 metrave. Por, goditjet e këtilla të asteroideve ndodhin një herë në 100,000 vite. /Telegrafi/

Exit mobile version