Kitaristi i “Queen”, Brian May, ka njoftuar se një asteroid do ta marrë emrin e frontmenit të ndjerë Freddie Mercury, i cili tash do të festonte ditëlindjen e 70-të.
Asteroidi 17473 nga tani do ta mbajë emrin ‘Frediemercury’ për nder të arritjes dhe ndikimit të tij të madh në botë.
Unioni ndërkombëtar i astronomëve dhe Qendra e planetëve të vogla kanë dhënë një certifikatë, sipas të cilës, e kanë miratuar këtë propozim dhe emri i asteroidit është pranuar zyrtarisht, njofton Telegrafi.
Ky asteroid është zbuluar në vitin 1991, në të njëjtin vit kur ndërroi jetë këngëtari, ndërsa mund të shihet vetëm përmes një teleskopi të fuqishëm.
Freddie ishte një prej vokalistëve më të mirë i të gjitha kohërave dhe zëri më i bukur i muzikës rok. /Telegrafi/