Basketbollistet e Kosovës debutuan në garat ndërkombëtare, duke u stolisur me medaljen e bronztë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.
Kjo ishte gjenerata e artë që hyri në histori, një mundësi të tillë që nuk e kishin shumë lojtare në të kaluarën. Ekipi i Kosovës përbehej nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara.
Basketbollistja më e re ishte Astera Tuhina. 16-vjeçarja, e cila ka luajtur edhe në grupmoshat e Kosovës, jetësoi ëndrrën duke luajtur për Kosovën A.
Basketbollistja e re është pjesë e skuadrës spanjolle Deportivo Promete, me të cilën ka debutuar në elitën e basketbollit spanjoll.
Astera u paraqit në katër ndeshjet e Kosovës në Evropian, me një mesatare prej gjashtë minutash për ndeshje.
Kosova synon më shumë suksese në të ardhmen, derisa basketbollistet e talentuara janë pikënisja e një rrugëtimi të gjatë e shpresojmë të suksesshëm.