Reprezentuesja e Kosovës, Astera Tuhina ka debutuar edhe zyrtarisht në elitën spanjolle me ekipin e saj Deportivo Promete.
Tuhina, vetëm 16-vjeçare debutoi kundër SPAR Girona, ekip në të cilin luajnë yje të kombëtareve nga Spanja dhe Serbia, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës.
Tuhina është duke e vazhduar me sukses prej disa vitesh karrierën e saj në Spanjë.
Ajo është pjesë e Kosovës U-20, kurse më parë ka luajtur edhe me U-16.
Tuhina shihet si një nga shpresat më të mëdha të basketbollit kosovar. /Telegrafi/