“Zgjedhjet lokale të 15 tetorit janë shumë të rëndësishme për vendin. Këto janë zgjedhjet e para pas atyre parlamentare, që do t’i vëzhgojë OSBE. Është shumë e rëndësishme të jenë të organizuara mirë dhe të japin rezultat i cili co të jetë reflektim i demokracisë në vend”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn, në konferencë të përbashkët me Nikolla Dimitrovin.
Ai shtoi se pas disa viteve të dënra në politikën e brendshme, po ndjehen ndryshime të cilat sipas tij, janë të rëndësishme edhe në rajon edhe në Evropë.
Jean Asselborn shprehu bindjen se nevojiten ndryshime demokratike që shteti të mbetet demokratik dhe efikas.
“Luksemburgu është në anën tuaj dhe do të jetë edhe në të ardhmen. Në 2005 në Bruksel treguam se Maqedoni do të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Prej atëherë kanë kaluar 12 vite dhe e dijmë se bisedimet dhe mënyra se si e gjetët zgjidhje është e mirë. Shpresojmë që kjo do të arrihet edhe me Greqinë,” tha Asselborn.
Ndërsa shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tha se vizita e Jean Asselborn është shumë me rëndësi në këtë periudhë, duke pasur parasysh reformat e brendshme.
Jean Asselborn në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, do të realizojë takime edhe me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/