Departamenti amerikan i Drejtësisë vendosi të mos ngritë akuzë kundër themeluesit të WikiLeaks Julian Assange për rolin e tij në zbulimin e një mjeti të fshehtë të CIA-s për spiunazh, raporton Politico me seli në Bruksel, duke iu referuar pretendimeve të zyrtarëve amerikanë dhe dy personave të njohur me rastin.
Ky veprim ka befasuar ekspertët për siguri kombëtare, duke pasur parasysh se vendimi i fundit i prokurorisë ishte që themeluesi i WikiLeaks të akuzohet për shkelje të spiunazhit, transmeton KP.
Ky vendim do të thotë se Assange nuk do të përballen me ndëshkimin për zbulimin publik të kodit digjitale, i njohur si Volt 7, i CIA-s që përdoret për hakimin e pajisjeve.
Kjo çoi në faktin se disa mjete të caktuara bëhen të papërdorshme për CIA-n dhe iu ka siguruar qasje në këto mjete spiunëve dhe hakerëve të huaj.
Assange është në burg Belmarsh në Londër, ku ai po vuan një dënim prej 50 javësh për shkelje të kushteve të dorëzanisë.