Site icon Telegrafi

“Assange duhet të marrë pjesë në seancën për ekstradim në SHBA”

Një gjykatës britanik tha sot se themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange duhet të marrë pjesë në seancën e ardhshme paraprake të procesit për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, përveç nëse ai paraqet prova mjekësore që do të justifikonin mungesën e tij.

Avokatët e Assange thanë se për shkak të shëndetit, ai nuk mund të merrte pjesë në seancë përmes video-lidhjes nga burgu sot.

Gjykatësja e Qarkut, Vanessa Baraitser, ka caktuar seancën e ardhshme përgatitore për 27 korrik.

Ndryshe, 48-vjeçari australian akuzohet në Shtetet e Bashkuara me 18 akuza për publikimin e dokumenteve sekrete të shtetit.

Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë i SHBA zgjeroi aktakuzën kundër Assange, duke deklaruar se ai ishte në një komplot me anëtarët e grupit të hakerëve dhe se ai u përpoq të rekrutojë hakerë të tjerë që do t’i siguronin WikiLeaks tij informacione konfidenciale.

Assange u arrestua vitin e kaluar kur ai la ndërtesën e Ambasadës së Ekuadorit në Londër, e cila i siguroi strehim, në mënyrë që të mos ekstradohej në Suedi me akuzën e dhunimit dhe sulmit seksual.

Tani është në pritje të gjykimit kryesor të gjykimit të ekstradimit në burgun Belmarsh në Londër, i cili ishte menduar të zhvillohej në maj, por u shty për datën 7 shtator për shkak të pandemisë. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version