Mediat shtetërore të Koresë së Veriut citojnë Assadin të ketë thënë se do të takojë liderin Korean.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad pritet të vizitojë Korenë e Veriut dhe liderin e saj Kim Jong-Un.
Ky takim mund të ndodh para një takimi të mundshëm mes Kim dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Raporti nga agjencia zyrtare koreane e lajmeve qendrore nuk ka thënë kur do të jetë vizita, por dy vendet e goditura nga sanksionet kanë qenë aleatë për dekada dhe Uashingtoni ka akuzuar Korenë Veriore se po ndihmon Sirinë me programet e saj të armëve.
Trump thotë se takimi me Kim Jong-un do të ndodh më 12 qershor është përsëri në agjendë, por nuk ka ende diçka të konfirmuar nga Koreja.
Derisa Assadi citohet të ketë konfirmuar tashmë takimin me Kim.
“Unë jam duke shkuar për të vizituar DPRK-në dhe për të takuar Kim Jong-Unin”, citohet Assad, duke përdorur një akronim për Republikën Popullore Demokratike të Koresë.
Kim nuk ka pritur asnjë nga krerët e shteteve që kur erdhi në pushtet në vitin 2011 pas vdekjes së babait të tij. Në muajt e fundit ai ka takuar Presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-In, në një stuhi të diplomacisë që pritet të kulmojë në një samit me Donald Trump në Singapor më 12 qershor. /KP /Telegrafi/