Telegrafi

ASRock X79 Extreme 7

Pllaka siç mund të pritej ka sllotin për procesorët e tipit LGA2011, çipsetin X79 dhe gjashtë sllote për modulet e memories DDR3 – është i përkrahur instalimi i deri në 96 GB të memories RAM.

Furnizimi i procesorit është 16-fazor me rezistues kualitativ dhe kondenzatorët Postcap, derisa furnizimi 4-fazor i dedikohet memories. Pjesa tjetër e pajisjeve është gjithashtu në nivel të pjesës së sipërme të tregut – prej krejtësisht pesë slloteve PCI Express x16 dy janë x16 kompatibil me versionin e tretë të standardit, respektivisht katër në rastin e kartelave x8.

Aty janë edhe HD zëri i integruar 8+2 (Realtek ALC889), katër konektorë SATA 6 Gbps dhe shtatë SATA 4 Gbps për disqe, krejtësisht gjashtë konektorë USB 3.0, FireWire dhe dy Ethernet konektorë njëgigabitësh. Pllaka ka edhe UEFI BIOS, e shitja nis gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/