Telegrafi

Aspirina, tabletë çudibërëse

Studime të shumta kanë treguar se 75 mg aspirinë hë ditë pakëson rrezikun nga shfaqja e kancerit në zorrë të trashë për 17 deri 28%.

Nëse merrni doza të vogla të aspirinës për çdo ditë, do t’i bëni mirë kujtesës suaj dhe funksion konjitiv.

Po ashtu studimet tregojnë se doza e rregullt e aspirinës mbron edhe nga zhvillimi i demencës, ndërsa ky ilaç i lirë po ashtu ndihmon në parandalimin për 55% të sëmundjeve të rënda.

Pasi që është shumë i shëndetshëm për trurin dhe shëndetin e zorrës së trashë, aspirina është mjaft e dobishme edhe për shëndetin e zemrës. Ndikon në parandalimin e droçkave të gjakut si dhe mbylljen e enëve të gjakut, përkatësisht ndalon sulmin në tru dhe në zemër.

Kujdes duhet pasur personat që vuajnë nga i thati, sepse shkakton çrregullime serioze, e po ashtu nuk duhet të përdoret pas heqjes së dhëmbit. /Telegrafi/