Aspirina përdoret edhe për shumë gjëra tjera përveç lehtësimit të dhimbjeve të kokës. Përdorimi i aspirinës ndërlidhet me rrezik më të vogël të kancerit, gjithashtu edhe mund të ndihmojë në pastrimin e akneve.
Por, përderisa ky ilaç njihet si një nga mbrojtësit më të mirë të zemrës, disa ekspertë po e kontestojnë këtë.
Sipas një hulumtimi të ri të publikuar në Clinical Cardiology, roli i aspirinës në shëndetin e zemrës nuk është saktësisht bardh e zi.
Ky studim, përmes eksperimenteve të ndryshme, ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë aspirinë rregullisht janë më pak të prirë të kenë sulm në zemër, sulm në tru apo të vdesin nga sëmundjet e zemrës – por vetëm nëse veçse kanë përjetuar njëherë sulm në zemër, sulm në tru apo probleme tjera.
Sipas këtij studimi, aspirina nuk i zvogëlon këto rreziqe te njerëzit të cilët nuk kanë përjetuar më herët sulme të zemrës, trurit, etj. /Telegrafi/