Telegrafi

Aspirina mund të bëhet e rrezikshme

Aspirina një kohë të gjatë është konsideruar si tabletë çudibërëse e cila mund të ndihmojë në preventivën e sëmundjeve të shumta, siç janë disa lloje të kancerit dhe për mbrojtje nga pika në zemër apo në tru.

Përdorimi i rregullt i aspirinave çon në rritjen e rrezikut të gjakderdhjeve të brendshme me 37 për qind dhe 38 për qind rritje të rrezikut të hemorragjive, thonë studiuesit.

Në studimin e fundit thonë se njerëzit e shëndetshëm të rinj që marrin aspirinë çdo ditë për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër, shkaktojnë më shumë dëme se sa dobi. Aspirina është e njohur si një ilaç i mirë anti-inflamator për ndarjen e rrjedhjes së gjakut, por futja e tij e përditshme do të të dëmtojë.

"Shumë njerëz të shëndoshë konsiderojnë se aspirina ndikon në parandalimin e kancerit dhe sulmit në zemër. Megjithatë, nëse ju jeni të shëndetshëm, pa simptomat e sëmundjeve kardiovaskulare, atëherë nuk keni nevojë për të marrë një aspirinë çdo ditë. Kjo nuk do të përmirësojë shëndetin tuaj," thotë Dr Peter Sandercock për The Telegraph.

Megjithatë, aspirina mund të ndihmojë ata që kanë probleme me sistemin kardiovaskular, por para se të merrni këshilla duhet të kërkoni mendimin e një mjeku./Telegrafi/