Telegrafi

Aspirina dyfishon shanset për mbijetesë për njerëzit me kancer

Rreth 75 për qind e pacientëve që kanë marrë një dozë të aspirinës në baza ditore ishin ende gjallë edhe pas pesë vjetëve, që nga diagnostifikimi me kancer në stomak, zorrë, pankreas dhe fyt, shkruan Daily Mail. Kurse shkalla e mbijetesës së atyre që nuk kanë marrë aspirinë ishte vetëm 42 për qind.

Gjithashtu është konfirmuar se aspirina ndihmon në mbajë gjallë sa më gjatë njerëzit e prekur nga kanceri i mushkërive dhe i gjirit.

Martine Frouws, e cila ka udhëhequr hulumtimin holandez që ka përfshirë rreth 14 mijë të rritur, ka thënë se aspirina ka një ndikim pozitiv te pacientët pasi ka shumë pak efekte anësore.

“Duke shtuar se aspirina është e lirë dhe ka pak efekte anësore, do të ketë një ndikim të madh në sistemin e kujdesit shëndetësor, si dhe te pacientët”, është shprehur ajo.

Pacientët gjatë këtij studimi kanë marrë pilula 10-100 miligramë, të cilat janë paraparë që të parandalojnë sulmet e zemrës.

43 për qind e pacientëve ishin të prekur me kancer të zorrës së trashë, 25 për qind me rektum dhe 10 për qind me kancer të ezofagut. Pjesa tjetër kishte kancer të stomakut dhe pankreasit.

Hulumtimi nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Leidenit do të paraqiten në Kongresin Evropian të Kancerit që do të mbahet në Vjenë.