Site icon Telegrafi

Asociacioni i taksi transportuesve kërkon kushte më të mira pune

Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrin për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski, sot realizuan takim me përfaqësues të Asociacionit të taksi transportuesve të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e asociacionit, në emër të 53 taksi kompanive i përmendën problemet me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre dhe kërkuan ndryshime në rregullativën ekzistuese ligjore dhe përshtatjen e saj me gjendjen reale të taksi transportit në vend.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeministri Zaev tregoi mirëkuptim për iniciativën e tyre, shfaqi vullnet të mirë dhe gatishmëri për bashkëpunim. Ka ofruar edhe drejtime për atë se si mund të arrihet deri te një zgjidhje për problemet e taksi transportuesve në vend dhe për përmirësimin e kushteve të tyre të punës.

Përfaqësuesit e Asociacionit të taksi transportuesve me këtë rast posaçërisht cekën bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë me Ministrinë e Punëve të Brendshme./Telegrafi/

Exit mobile version