Site icon Telegrafi

Asociacioni nuk është priritet i Qeverisë

Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, pasi nuk e konsideron çështje urgjente. Opozita dhe analistët thonë se “Zajednicën” e ka nxjerrë nga agjenda Gjykata Kushtetuese

Hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk është prioritet për Qeverinë e Kosovës, pavarësisht kërkesave që vijnë nga Beogradi, por edhe nga bashkësia  ndërkombëtare. Pushtetarët kohë më parë kanë paralajmëruar formimin e një komisioni për hartimin e statutit të Asociacionit, megjithatë ky komision ende nuk është formuar, e madje sipas përfaqësuesve të Qeverisë, kjo çështje nuk do të bëhet shpejt sepse nuk është urgjente. Ata thonë se e rëndësishme është që të sigurohet implementimi i plotë i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. 

Në anën tjetër, përfaqësuesit e subjekteve opozitare thonë se Qeveria nuk duhet të vazhdojë me hartimin e statutit të “Zajednicës” siç e quajnë ata Asociacionin.

Sipas opozitarëve, kjo çështje duhet të bjerë nga agjenda, pas vendimit që ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese, ndërsa sa i përket statutit ata thonë se është gati “ai i Asociacionit të Komunave Kosovare”.

Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, ka thënë për “Zërin” se nuk ka ndonjë lëvizje në drejtim të hartimit të statutit të Asociacionit, pasi, sipas tij, aktualisht kjo çështje nuk është urgjente.

Exit mobile version