Telegrafi

Asociacioni i komunave përtej planit Ahtisaari

Me gjithë pretendimin e Qeverisë së Kosovës se krijimi i asociacionit të komunave serbe do të mundësojë inkuadrimin e strukturave paralele serbe të veriut në institucione shtetërore të Kosovës, një gjë e tillë shihet më shumë si legjitimim i tyre sesa si shpërbërje, shkruan “Zëri”.

Madje, krijimi i këtij asociacioni vlerësohet nga analistët dhe opozita në Kosovë si favor që u është bërë serbëve të veriut për të themeluar një “mini-kuvend”, i cili përreth vetës do t’i mbledhë serbët e tjerë të Kosovës, pa iu përgjigjur autoriteteve të Prishtinës, por vetëm atyre të Beogradit.

Ka zëra se propozimi i fundit i kryeministrit Thaçi për krijimin e asociacionit të komunave serbe përveç që po rrezikon pakon e Ahtisaarit, gjithashtu po krijon rezultat të keq për veriun. /Telegrafi/