Telegrafi

Asociacioni diskutohet në mbledhjen e Qeverisë (Foto)

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila do të mbahet sot, do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Telegrafi ka arritur të siguroj pikat e rendit të ditës të kësaj mbledhje ku në pikën e dytë të rendit paralajmërohet për diskutimin rreth informimit të Propozimit për Mekanizmin Punues për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë.

Ndërkaq, ditë më parë Qeveria e Republikës së Kosovës ka riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe.

Ndryshe, draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbëhet nga tre mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë relevant të shoqërisë.

Drafti i statutit të Asociacionit gjithashtu do të ndihmohet nga ekspertët e OSBE-së në Grupin Drejtues, i cili u formua nga Prishtina. /Telegrafi/