Kundërshtimi i madh i partive opozitare për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe (AKS) dhe shënjimin e vijës kufitare më Malin e Zi, ka bërë qe këto dy çështje të mbesin në status quo.
Ndonëse janë bërë katër muaj kur Gjykata Kushtetuese ka publikuar verdiktin për çështjen e Asociacionit, asnjë lëvizje nuk është bërë nga ana e Qeverisë se Kosovës në këtë drejtim.
Ndërkohë, për çështjen e Demarkacionit, kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se kjo marrëveshje nuk do të procedohet për ratifikim në Kuvend, për sa kohë që nuk ka një pajtueshmëri mes spektrit politik.
Vonesën e themelimit të Asociacionit, këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu, e ndërlidh me rrethanat e krijuara në Kosovë, por edhe me zgjedhjet në Serbi. /Tribuna Channel/