Telegrafi

“Asnjëri nga ministrat nuk duhet të qëndrojë më shumë se dy vite, harxhohen” (Video)

Deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, tha se puna e ministrive të caktuara këtu ministrat nuk është mirë që një ministër të qëndroj mbi dy vite.

“Dorën në zemër pas gjithë kësaj ndoshta nuk është keq me u rishikuar puna e çdo njërit prej ministrave”, tha Meta në emisionin ‘Komiteti’.

Sipas tij në fillim kur të zgjidhen ministrat në fillim janë të ëmbël, por mbas një muaji harrojnë ku është partia, ku është kryeministri, qeveria sepse i kanë ato pashallëqet e veta.

“Unë mendoj se ka qenë një rregull edhe në perëndim çdo tre muaj u mbledhshin bordet edhe e daravitëshin atë SEO-në. Mendoj se edhe këtu ministrat nuk është mirë që një ministër të qëndroj mbi dy vite”, shtoi ai.