Site icon Telegrafi

Asnjëra ‘nuk e duan’ titullin e kampionit: Atletico dhe Reali po pësojnë humbje pas pjesëve të para

Në La Liga po zhvillohet xhiro e fundit, ajo e 38-të, ku në luftë për titullin e kampionit janë Aletico Madridi dhe Real Madridi.

Los Colchoneros janë lider me 83 pikë, ndërsa pas tyre janë Los Blancos me 81 pikë.

Pas pjesës së parë çuditërisht të dy skuadrat që janë në luftë për titull janë duke pësuar humbje.

Atletico që luan ndaj Real Valladolid ka shkuar në pushim me rezultat 1-0.

Golin e shënoi Oscar Plano në minutën e 19-të të takimit, pas një kundërsulmi model.

Por më mirë nuk po bën as Real Madridi që shpresonte në një gabim të Atleticos.

Mbretërit po pësojnë humbje në shtëpi ndaj Villarreal me rezultat 1-0.

Yeremi Pino ka shënuar gol në minutën e 20-të të takimit.

Me rezultatet aktuale Atletico Madridi shpallet kampion, por janë edhe 45 minuta, që mund të sjellin edhe shumë befasi. /Telegrafi/

Exit mobile version