Site icon Telegrafi

“Asnjëherë nuk kam provuar frikë si kjo”: Aeroplani mbushet me tym derisa ishte në fluturim, pasagjerët përjetojnë tmerrin

Pasagjerët në një fluturim të British Airways janë përballur me një përvojë të tmerrshme të hënën kur aeroplani i tyre ishte mbushur me tym, derisa u afrua në destinacionin e tij, Aeroportin Valencia Manises në Spanjë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi BA 422 nga Aeroporti Heathrow i Londrës për në Valencia, Spanjë, ishte duke zbritur Valencia, sipas British Airways, kur kabina papritmas u mbush me tym.

“Asnjëherë nuk kam provuar frikë si kjo”, ka thënë Dani Meroño Bori, një pasagjer në fluturim.

Siç bëhet e ditur tutje, fluturimi përfundoi uljen e tij ndërsa shërbimet e urgjencës së aeroportit nxituan drejt aeroplanit.

Avioni u ndal në pistë, dhe pasagjerët u evakuuan nga aeroplani – një Airbus A321 – përmes rrëshqitjeve emergjente.

Kishte 183 persona në bord, sipas British Airways – ku përveç ekuipazhit ishin 175 pasagjerë.

Raportohet se për fat të mirë nuk kishte ndonjë të lënduar rëndë, edhe pse tre pasagjerë u dërguan në spital pas evakuimit “si masë paraprake”, sipas linjës ajrore. Të tre janë liruar deri të hënën në mbrëmje. /Telegrafi/

Exit mobile version