Nëse vazhdimisht kujdeseni për lëkurën apo thjesht përpiqeni t’i ndiqni rregullat bazike të shëndetit të lëkurës, atëherë edhe ju mund të jeni duke bërë diçka gabim.
Ekspertët tregojnë se nëse e pastroni fytyrën gjatë kohës kur bëni dush, ju mund të jeni duke bërë më shumë dëme sesa dobi.
“Uji i nxehtë që vjen direkt në fytyrën tuaj nga tushi mund t’jua heqë vajrat natyral dhe të bëjë që lëkura të jetë e dobët dhe e çarë”, ka treguar Charlotte Cho.
Prandaj, më e këshillueshme është që para se të futeni në dush, përpiquni ta pastroni fytyrën në lavaman me ujë të vakët. /Telegrafi/