Telegrafi

Asnjëherë më dobët me Atomët

Kështu gjatë çerekut të tretë të vitit janë shitur për 24% më pak çipa se gjatë çerekut të dytë, respektivisht 32% më pak se gjatë çerekut të tretë të vitit të kaluar. Në shifrat absolute kjo është 269 milion copë çipa për çerekun e tretë të vitit 2011 kundrejt 352 milion copave gjatë çerekut të dytë. Variacionet në masë të madhe tejkalojnë variacionet sezonale në shitje dhe janë shenjë e popullaritetit gjithnjë e më të vogël të netbookëve të cilët po zëvendësohen me sukses nga tabletët, respektivisht tableti i Apple që nuk përdor Atomin.

Intel për shkak të kësaj synon të përpunoj këtë SoC për përdorim në pajisjet tablet, celularët dhe pajisjet tjera të vogla të dorës për vitet e ardhshëm, dhe versionin e veçantë për përdorim në industrinë automobilistike.

Gjatë tri viteve të ardhshme kështu pritet të paraqiten tri revizione të dizajnit: Saltwell, Silvermont dhe Airmont të punuar në 32, 22 dhe 14 nanometra. /Telegrafi/