Asnjë zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është parë të ketë marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare dhe Heroin e Kombit, Adem Demaçi.
Klan Kosova ka tentuar të kontaktojë me parinë e kësaj partie, por disa kanë qenë të paqasshëm. Zyrtarë të tjerë nuk i kanë hapur telefonat ose nuk kanë dashur të flasin për këtë gjë.
Të premten nënkryetari i Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti, e cilësoi ‘monstrum dhe përçarës’ Adem Demaçin, ndërsa në këtë cilësim mori përkrahjen e deputetëve Naser Rugova e Armend Zemaj.