Një pjesë e punëtorëve që dikur kanë punuar në kompanitë shtetërore që kanë falimentuar ende nuk e kanë të zgjidhur statusin e tyre dhe nuk i kanë marrë kompensimet e premtuara. Edhe pas tre viteve, qeveria assesi t’i zgjidhë problemet me të falimentuarit të cilët duhej të marrin kompensime mujore prej 7 mijë denarëve deri në pensionim. Nga shoqata “Unitas” thonë se të falimentuarit janë humbur në labirintin institucional.
“Asnjë i falimentuar nuk është ftuar në bisedë në Agjencinë e punësimit, e të mos flasim për ndonjë kompensim, punësim ose të dërgohen në trajnime. Qeveria mund të lëvdohet sa të dojë se ato programe janë të suksesshme, por unë me përgjegjësi mund të them se nuk janë realizuar dhe mendoj se paratë e dedikuara për ne po shfrytëzohen për qëllime tjera”, tha për Alsat-M, Lile Georgievska, kryetare e shoqatave të punëtorëve të falimentuar.
Por, nga Agjencia e punësimeve thonë se bëhet fjalor për rreth 700 persona të cilët mund të mos marrin kompensime deri në pensionim. Pjesa më e madhe tashmë kanë të rregulluar statusin, ndërsa ka edhe të tillë për të cilët gjykata do duhet të vendos nëse ka bazë të marrin para nga shteti derisa nuk i plotësojnë kushtet për dalje në pension.
“Mbi 4328 persona kanë marrë drejtpërdrejtë fonde. Kemi edhe ankesa dhe vendime që i sollën gjykatat, gjegjësisht mbi 67 deri më tani janë pozitive, tre për të cilat në mënyrë plotësuese do të vendosë gjykata dhe mbi 120 ankesa për të cilat nuk është marrë vendim dhe të cilat ndoshta do të hyjnë në grupin pozitiv. Disa prej tyre shfrytëzojnë kompensime në para, por ka edhe një grup të madh të falimentuarve që janë punësuar”, u shpreh Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë së punësimit.
Popovski thotë se problem më të madh kanë ato ndërmarrje të falimentuara që nuk kanë kaluar nga ndërmarrja shtetërore në atë private pa pasur ndërprerjen e angazhimeve në punë dhe prandaj tani zgjidhja e këtyre lëndëve po realizohet me vështirësi./Telegrafi/