Zyrtarët kinezë të shëndetit publik kanë thënë se asnjë pacient i shtruar në spital shkaku i COVID-19 nuk ka vdekur në “gati katër muaj”.
Guo Yanhong, një inspektor i Komisionit Kombëtar të Shëndetit, lavdëroi strategjinë kineze kundër përhapjes së virusit, raporton CNN.
“Dëshmia më e fortë është se përvoja, metodat dhe strategjitë e Kinës në trajtimin e pacientëve kritikë janë të vlefshme”, tha inspektori. Ai këto komente i bëri gjatë takimit të Mekanizmit të Përbashkët Parandalues, transmeton Telegrafi.
Hera e fundit që Kina ka raportuar një vdekje shkaku coronavirusit është 14 prilli, i cili u regjistrua në provincën Hubei.
Ndryshe, rastet e fundit të infektimit u regjistruan gjatë ditës së djeshme gjersa numri i tyre është 22 persona.
Përveç kësaj, shtatë raste të reja të importuara u regjistruan në provincat e Jiangxit, Tianjit, Shanghait, Shandongut dhe Sichuanit. /Telegrafi/