Site icon Telegrafi

Asnjë vajzë nuk ka lindur në 132 fshatra indiane në tre muajt e fundit, nisin hetimet për aborte selektive

Në tre muajt e fundit, në 132 fshatra indiane janë kryer 216 lindje, mirëpo asnjë prej tyre nuk është vajzë.

Zyrtarët në Uttarkhand të Indisë, kanë nisur hetime për aborte selektive, duke ndërprerë shtatzëninë që sjellin në jetë një vajzë, transmeton Telegrafi.

India e ka ndaluar me ligj në vitin 1994, shtatzënësinë për largimin e fetuseve femërore, traditë shumë e shprehur te popullata, që dëshirojnë djem, ngaqë femrat i konsiderojnë vetëm si shpenzim derisa i rrisin si dhe obligim monetar ku i përgatisin për te burri.

Fëmijët e gjinisë mashkullore, janë shumë më të pëlqyer dhe për lindjen e tyre festohet dhe konsiderohen si krenari të familjes.

Deri më tani, ka qenë shumë e çuditshme proporcioni i lindjeve sa i përket gjinisë, por nuk janë marrë masa duke e konsideruar se është diçka e zakonshme.

Mirëpo, shifra zero në tre muaj nënkupton se rrethanat nuk janë normale dhe në këtë fenomen ka ndikuar ndonjë faktor. /Telegrafi/

Exit mobile version